Botë

Dhjetë sekondat e tmerrit në përplasjen e trenave afër Selanikut

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme”, ka theksuar për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos. Ai ka thënë se katër vagonët e parë të trenit të pasagjerëve dolën nga shinat dhe dy vagonët e parë morën flakë dhe u “shkatërruan pothuajse plotësisht”. “Ata po udhëtonin me shpejtësi të madhe dhe njëri shofer nuk e dinte se tjetri po vinte”, shtoi guvernatori.

Të mbijetuarit kanë treguar për “makthin prej 10 sekondash”, pasi vagoni i tyre i trenit u përmbys dhe u përfshi nga flakët në një aksident në Greqinë qendrore.

Të paktën 40 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përplasjen kokë më kokë midis dy trenave pranë qytetit të Larisës mbrëmjen e së martës.

Vagonët e përparmë të një treni pasagjerësh të përfshirë u shkatërruan kryesisht.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe”, ka treguar pasagjeri 28-vjeçar, Stergios Minenis, i cili u hodh në vend të sigurt nga rrënojat.

“Ne po ktheheshim në karrocë derisa ramë në krahë dhe derisa u ndal zhurma. Pastaj u bë panik. Kabllo, zjarr. Zjarri ishte i menjëhershëm. Teksa largoheshim edhe digjeshim. Zjarri ishte djathtas e majtas. Këto janë fjalët e Minenisit që u cituan për media.

“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Tollovi, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar”.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër të mallrave, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë, pak para mesnatës me orën lokale.

Ai po përshkruhet si aksidenti më i rëndë i trenit që Greqia ka parë ndonjëherë.

Një hetim ka nisur dhe policia thotë se ka arrestuar një drejtues stacioni lokal në Larisa.

Të mbijetuarit kanë përshkruar skenat kaotike pas përplasjes, me një pasagjer të tronditur duke thënë për BBC: “Njerëzit ishin në panik dhe bërtisnin - disa njerëz kishin frikë se do të vdisnin”.

Giannis Antonoglou, i cili u arratis nga vagoni i pestë i trenit të pasagjerëve, ka treguar se xhamat u thyen papritmas dhe “ne përfunduam duke u anuar për 45 gradë”.

Një tjetër ka thënë për televizionin Skai se ishte me fat që i shpëtoi vagonit të tij “mjaft shpejt”, por “në vagonët e tjerë nuk arritën të dilnin, madje vagoni mori flakë”.

Disa pasagjerë thanë se u detyruan t’i thyenin xhamat e vagonëve me trupat ose bagazhet e tyre për t’i shpëtuar zjarrit.

Angelos Tsiamouras i ka thënë transmetuesit grek ERT se përplasja ishte ndjerë si tërmet dhe ai theu dritaren e trenit duke përdorur valixhen e tij. “I thyem xhamat me shpinë”, ka thënë një tjetër pasagjer që nuk i dihet emri.

Shumë nga 350 pasagjerët në bordin e trenit të pasagjerëve ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Ministri i Transportit, Kostas Karamanlis, ka bërë të ditur se numri i saktë i të vdekurve është ende i paqartë, mes raporteve se 20-25 persona janë ende të zhdukur. Megjithatë, zyrtarët thonë se disa mund të jenë larguar nga vendi i ngjarjes pa u llogaritur.

Karamanlis dha dorëheqjen më vonë për katastrofën, duke thënë se do të merrte përgjegjësinë për “dështimet” e autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që ai tha se nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të.

Zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Vassilis Varthakogiannis, ka theksuar se temperaturat brenda vagonit të parë arritën në 1.300 C (2.370 F), gjë që “e bën të vështirë identifikimin e njerëzve që ishin brenda”.

Një grua ka thënë për kanalin grek ANT1 se kushëriri i saj 23-vjeçar, i cili po fliste me nënën e tij në telefon nga treni i pasagjerëve pak para ndërprerjes së linjës, është ende i zhdukur.

“Nëna e tij e ka kërkuar që nga agimi”, ka shtuar ajo.

Gjashtëdhjetë e gjashtë persona po trajtoheshin në spital për lëndimet e tyre, përfshirë gjashtë të shtruar në kujdesin intensiv.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme”, ka theksuar për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.

Ai ka thënë se katër vagonët e parë të trenit të pasagjerëve dolën nga shinat dhe dy vagonët e parë morën flakë dhe u “shkatërruan pothuajse plotësisht”.

“Ata po udhëtonin me shpejtësi të madhe dhe njëri shofer nuk e dinte se tjetri po vinte”, shtoi guvernatori.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili vizitoi skenën e katastrofës, është zotuar ta zbulojë se çfarë ka ndodhur dhe të sigurojë që ajo të mos ndodhë më kurrë.

Policia thotë se ka akuzuar komandantin e stacionit 59-vjeçar për qytetin e Larisës për shkak të vdekjeve dhe lëndimeve nga pakujdesia. Shefi i stacionit, i cili është përgjegjës për sinjalizimin, ka mohuar të dyja akuzat dhe fajëson për aksidentin një defekt teknik.

Është shpallur tri ditë zie kombëtare.

Hetuesit janë duke bërë përpjekje që të mësojnë se përse dy trenat ndodheshin në shinat e njëjtë në momentin e përplasjes.

“Sa i përket aksidentit është duke u kryer hetimi nga autoritetet me qëllim që të qartësohet se përse dy trenat po lëviznin në shinat e njëjtë për shumë kilometra”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Giannis Oikonomou. (Përktheu: Blerta Haxhiu)