Partia e cila i ka fituar zgjedhjet federale në Gjermani, CDU, ka njoftuar se Johann Wadephul, një politikan me përvojë pro-ukrainase do të jetë ministri i ardhshëm i Jashtëm i Gjermanisë.
Wadephul, 62 vjeç, ka qenë prej kohësh një i afërt i kancelarit të ardhshëm, Friedrich Merz nga CDU-ja konservatore dhe një këshilltar kyç i tij për çështjet e politikës së jashtme, ka raportuar agjencia franceze e lajmeve “AFP”, duke shtuar se ai është i njohur për nxitjen për më shumë armë për të mbështetur Ukrainën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWadephul do të jetë ministri i parë i Jashtëm gjerman nga CDU-ja, që nga viti 1966.
Ndërkohë, Katherina Reiche, pritet të udhëheq ministrinë e Ekonomisë dhe Karsten Wildberger, CEO i MediaMarktSaturn Retail Group, do të drejtojë ministrinë e re dixhitale të ngarkuar me dixhitalizimin e shpejtë të shërbimeve publike.
Por të gjitha këto emërime varen nga konfirmimi zyrtar i marrëveshjes së koalicionit CDU/CSU-SPD nga anëtarët e SPD-së. Votimi i tyre mbyllet të martën, ndërsa rezultati pritet të mërkurën.
Nëse gjithçka shkon mirë, Merzi do të emërohet edhe zyrtarisht kancelar i ri, duke zëvendësuar Olaf Scholz, në fillim të majit.