El Nino, fenomeni natyror klimatik në Oqeanin Paqësor që rrit temperaturat globale, ka filluar zyrtarisht, sipas shkencëtarëve amerikanë.
Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) ka njoftuar se kushtet e El Ninos tashmë janë krijuar në Paqësorin tropikal, pasi temperaturat e sipërfaqes së detit janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë parashikime sugjerojnë se ky mund të shndërrohet në një të ashtuquajtur “super El Nino”, madje mund të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë.
I kombinuar me dekadat e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, ai mund të sjellë një tjetër vit rekord të nxehtë, me shumë gjasa në vitin 2027, si dhe çrregullime të motit, furnizimeve ushqimore dhe ekonomive, që mund të zgjasin deri gjatë atij viti.
Njoftimi i NOAA-s nuk është një befasi, pasi meteorologët e kishin parashikuar këtë fazë ngrohjeje që kur fenomeni më i ftohtë “motër”, La Nina, u zbeh në fund të vitit të kaluar.
Temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin qendror dhe tropikal tashmë kanë kaluar pragun prej 0.5 gradë celsius mbi mesataren, që shkencëtarët amerikanë e përdorin për të përcaktuar fillimin e një episodi El Nino.
NOAA ka vërejtur gjithashtu se erërat mbi Paqësorin ekuatorial kanë filluar të ndryshojnë drejtim, një shenjë se atmosfera tashmë po reagon ndaj ngrohjes së oqeanit dhe nuk kemi të bëjmë vetëm me ngrohje të ujërave.
Ajo që i ka habitur studiuesit është niveli i lartë i sigurisë që modelet kompjuterike po tregojnë tashmë për fuqinë e këtij fenomeni.
Intensiteti i El Ninos matet sipas shkallës me të cilën temperaturat e sipërfaqes së detit tejkalojnë mesataren në një zonë kyç të Paqësorit.
Një episod i fortë përcaktohet kur temperaturat janë më shumë se 1.5°C mbi mesataren. Një episod shumë i fortë përcaktohet kur ato kalojnë 2°C mbi mesataren.
Në parashikimin e saj të muajit qershor, NOAA ka vlerësuar se ka 63% gjasa që të ndodhë një El Nino shumë i fortë, i cili, sipas saj, “do të renditej ndër episodet më të mëdha të El Ninos në historinë e regjistrimeve që nga viti 1950”.