Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Festë nën hijen e luftës për iranianët: “Duhet t’i ruajmë traditat”

Iran pa feste

Shumë iranianë ishin të vendosur të shënonin vitin e ri persian pavarësisht se gjenden nën bombardime.

Zhurma të shumta të bombardimeve kanë tronditur Teheranin edhe gjatë njërës prej festave më të mëdha të shtetit. Izraeli tha se veproi si i vetëm në goditjen e fushave iraniane të gazit natyror, duke e përshkallëzuar edhe më tej luftën. Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të premten se po mendon “zbutjen” e operimeve ushtarake, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër mbërritjes së objektivave. Por ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se sulmet do të intensifikohen gjatë javës së ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, pavarësisht luftimeve, shumë iranianë kanë thënë se janë të vendosur ta shënojnë Nevruzin, vitin e ri iranian. Të tjerët janë ndier të frikësuar.

Nevruzi – që festohet edhe në shumë vende të tjera të botës – shënon ekuinoksin pranveror dhe shihet si kohë e ripërtëritjes, shpresës dhe fillimeve të reja.

Që nga 28 shkurti kur nisi lufta, shumica e shitësve në tregun Tajrish, një prej më të mëdhenjve në kryeqytet, kishin mbyllur dyqanet. Por në ditët para Nevruzit, një pjesë e energjisë së zakonshme u rikthye, ka thënë Aliu, një shitës perimesh.

Njerëzit blinin lule, perime të freskëta e ushqime si dhe vezë të dekoruara me ngjyrë, e peshq të kuqë, që shihen si simbole të jetës dhe lëvizjes gjatë festimeve.

Në shtëpinë e tyre në qendër të Teheranit, piktorja 48-vjeare Darya, ishte e vendosur ta shënonte festën pavarësisht luftës. “Ne duhet të ruajmë traditat tona, veçanërisht në kohëra të tilla”, ka thënë ajo. “Është pjesë e rëndësishme e kulturës sonë”.

Ajo festoi me bashkëshortin dhe të bijën e tyre, e diplomuar në shkenca kompjuterike. Bashkë shtruan tavolinën me shtatë përbërës që simbolizojnë dëshirat si ringjallja ose për prosperitet në vitin e ardhshëm.

Për të tjerët, kjo festë erdhi me humbje.

Një sulm në sheshin Shohada, ia ka shkatërruar pastiçerinë Erfanit. Biznesi ishte themeluar qysh para 60-vjetësh nga gjyshi i tij. Në këtë ditë të veçantë, dyqani ishte i hapur, krejtësisht i shkatërruar.

“Ekonomia veçse ishte keq që nga protestat anti-qeveritare të janarit”, ka thënë Erfani. “Tani është Nevruzi, dhe do ta rindërtoj biznesin... Kemi festuar gjithmonë, por sivjet, ndjej mungesë të energjisë dhe motivit”.

Duke qëndruar para rrënojave, ai ka thënë se ndryshimi në Iran është i nevojshëm, por jo përmes dhunës dhe luftës. “Nëse SHBA-ja do, mund të sillte ndryshim pozitiv”, ka thënë ai.

Siç ka kujtuar Erfani, vitin e shkuar kjo festë ishte shënuar me fishekzjarrë e turma njerëzish. Por sivjet, rrugët ishin të zbrazëta dhe pa drita.

E familjet ruajtën “normalitetin” vetëm brenda shtëpive.