Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca akuzon Hungarinë për "tradhti" pas publikimit të telefonatës së ministrit hungarez me Lavrovin

lavrov

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, akuzoi Hungarinë për tradhti të solidaritetit të kërkuar midis vendeve të Bashkimit Evropian pas zbulimeve të fundit rreth kontakteve të homologut të tij hungarez, Péter Szijjártó, me Rusinë.

Në regjistrimet e publikuara nga një konsorcium gazetarësh investigativë, Szijjártó i ofron ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov një dokument në lidhje me pranimin e Ukrainës në BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Do t'jua dërgoj. Nuk është problem", thuhet se tha Szijjártó, pasi Lavrov tha se Moska po përpiqej të merrte një dokument në lidhje me rolin e gjuhëve të pakicave në bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE.

“Kjo është një tradhti e solidaritetit të kërkuar midis vendeve të Bashkimit Evropian”, tha Barrot, shkruan The Guardian.

“Nëse duam të jemi të fortë në një botë ku po ngrihen perandori të reja, atëherë duhet të jemi të bashkuar dhe duhet të qëndrojmë në solidaritet”, shtoi ai.

E në lidhje me këtë Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë që të shpjegojë urgjentisht veprimet e saj.  

Zëdhënësja e komisionit, Paula Pinho tha se regjistrimi shihet si alarmant pasi ngre mundësinë e një shteti anëtar të koordinohet me Rusinë, duke punuar kështu në mënyrë aktive kundër sigurisë dhe interesave të BE-së.