Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Goditet ishulli Kharg

Goditet ishulli Kharg

Ishulli Kharg, që shërben si terminal për një pjesë të madhe të eksporteve të derivateve nga Irani në Gjirin Persik, është goditur disa herë, sipas raportimeve nga agjencia shtetërore e lajmeve iraniane MEHR dhe mediumit amerikan “Axios”.

Sipas raportimeve, në ishull ka pasur “disa shpërthime”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Presidenti amerikan, Donald Trump, disa herë ka kërcënuar se do ta bombardojë ishullin apo do ta marrë nën kontroll.

Më 30 mars, Trumpi pati thënë se SHBA-ja mund të shkatërrojë centralet e energjisë, puset e naftës dhe ishullin Kharg.