Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani paralajmëron për sulme “më të gjera” pas kërcënimeve të Trumpit

Donald Trump

Foto: Associated Press

Irani ka paralajmëruar për sulme "më të gjera" dhe "shkatërruese" në përgjigje të kërcënimit të fundit të presidentit amerikan, DonaldTrump, për të goditur Iranin "jashtëzakonisht fort" gjatë javëve të ardhshme.

Një zëdhënës i ushtrisë së Iranit ka thënë se sulmet SHBA-Izrael ndaj vendit kanë qenë "të parëndësishme", duke pretenduar se të dy vendet kanë informacion "të paplotë" në lidhje me aftësitë dhe pajisjet ushtarake të Teheranit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, po mban diskutime mbi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, bashkë me përfaqësues të mbi 30 vendeve të tjera.

Në një fjalim kombëtar të mërkurën në mbrëmje, Trumpi u ka thënë amerikanëve se do ta përfundonte punën "shumë shpejt", pa vendosur ndonjë afat kohor për përfundimin e konfliktit. 

Fjalimi i tij ishte kryesisht një përsëritje e asaj që kishte thënë prej ditësh dhe lë shumë pyetje të mëdha pa përgjigje.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi thotë se lufta me Iranin është pranë përfundimit, paralajmëron goditje më të forta

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shfrytëzuar një fjalim drejtuar kombit të mërkurën në mbrëmje, për të...