Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital

Ugurcan Çakir

Ugurcan Çakir në duel me Vedat Muriqin gjatë ndeshjes Kosovë - Turqi (0:1)

Foto: Driton Paçarada

Pas ndeshjes historike me Kosovën të martën, portieri i Turqisë, Ugurcan Çakir, është shtrirë në spital në Stamboll.

Sipas shkrimeve nga mediat turke, portieri po përballet me një virus dhe gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç ka shkruar “haberler”, Galatasaray është alarmuar nga rreziku që portieri të mos jetë në gjendje për ndeshjen me Trabzonsporin në fundjavë.

Ndërsa siç ka shkruar “Sozcu”, portieri edhe në ndeshjen me Kosovën u paraqit me telashe shëndetësore. E pas rikthimit në Turqi, ka kaluar të mërkurën në spital.

Galata i shkon Trabzonit të shtunën në ndeshjen e rëndësishme në garën për titull. Galatasaray prin me 64 pikë, ndërsa Trabzoni është i treti me katër pikë më pak.

Çakir ishte i rëndësishëm për Turqinë të martën. Pati disa pritje të mëdha. Turqia në fund fitoi 1:0 dhe u kualifikua në Botëror.