Botë

Irani u bën thirrje izraelitëve të largohen nga Izraeli

Izraeli

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit, Reza Sayyad i bëri thirrje popullit izraelit të largohet nga Izraeli, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e tyre, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror iranian transmetoi deklaratën e zëdhënësit të Forcave të Armatosura, Sayyad i cili bën thirrje për largim nga Izraeli.

Duke iu drejtuar popullit izraelit në deklaratën e tij, Sayyad tha “Largohuni nga territoret e pushtuara, kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën tuaj”.

Pasi deklaroi se atyre nuk u ka mbetur zgjidhje tjetër përveçse t'u përgjigjen sulmeve të Izraelit me një përgjigje "shkatërruese", Sayyad tha se “Shkalla e përgjigjes shkatërruese të luftëtarëve të guximshëm iranianë padyshim do të mbulojë të gjitha territoret e pushtuara”.

Ai vuri në dukje se janë goditur shumë vende të rëndësishme, veçanërisht qendrat ushtarake, të sigurisë dhe të vendimmarrjes dhe rezidencat e komandantëve dhe shkencëtarëve izraelitë. "Largohuni nga territoret e pushtuara, sepse ato definitivisht nuk do të jenë të jetueshme për ju në të ardhmen. Ne theksojmë se nuk duhet të lejoni që regjimi kriminal t'ju përdorë si mburoja njerëzore", deklaroi Sayyad.

Sayyad paralajmëroi gjithashtu se qëndrimi në strehimore nuk do të ofronte siguri.

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u tha se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.

Lexo përditësimet tjera
Izrael

Irani intensifikon sulmet ndaj Izraelit pas vrasjes së kreut të inteligjencës

Irani ka intensifikuar sulmet ndaj Izraelit pas vrasjes së kreut iranian të njësisë se Inteligjencës së...