Ushtria izraelite thotë se trupat e dy pengjeve të kthyera nga Hamasi të martën janë identifikuar si Aryeh Zalmanovich dhe Sergeant Tamir Adar.
Zalmanovich, 85 vjeç në kohën kur ka vdekur, ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij dhe ishte vrarë në robëri më 17 nëntor 2023, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë.
Ndërkaq, Adar, 38 vjeç kur ka vdekur, ishte anëtar i skuadrës së sigurisë së komunitetit të Nir Oz dhe ishte vrarë ndërsa luftonte kundër personave të armatosur të Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit.
Kthimi i mbetjeve të tyre do të thotë që Hamasi deri më tani ka kthyer 15 nga 28 pengjet e vdekura izraelite sipas fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në fillim të këtij muaji.
Arkivolet e tyre iu dorëzuan trupave në territorin palestinez nga Kryqi i Kuq, i cili i kishte marrë më parë nga Hamasi.
Të 20 pengjet e gjalla u liruan menjëherë pas arritjes së marrëveshjes.
Përpara se të identifikoheshin mbetjet e fundit, IDF-ja ka thënë se "Hamasi është i detyruar të zbatojë marrëveshjen dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kthyer të gjithë pengjet e ndjera".
Në Izrael ka pasur zemërim që Hamasi ende nuk i ka kthyer të gjithë pengjet e vdekura.
Grupi palestinez thotë se po përpiqet ta bëjë këtë, por se përballet me vështirësi në gjetjen e trupave nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara nga IDF-ja në Gazë.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, Izraeli ka liruar 250 të burgosur palestinezë dhe 1,718 të paraburgosur nga Gaza, dhe ka kthyer 15 trupa palestinezë për çdo mbetje të pengut izraelit.
Në fazën e parë të marrëveshje ka pasur po ashtu rritje të ndihmës në Gazë, një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite dhe një ndalim të luftimeve - megjithëse dhuna vdekjeprurëse është rikthyer gjatë fundjavës, pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të kushteve të marrëveshjes.