Izraeli ka bombarduar rëndë qytetin e Gazës gjatë natës teksa raportimet e pakonfirmuara në uebfaqet Axos dhe JerusalemPost kanë thënë se ushtria tani ka nisur ofensivën tokësore për të pushtuar të gjithë qytetin.
Izraeli ka goditur qendrën e Gazës në një zonë ku po qëndrojnë mijëra njerëz. Zyrtarët palestinezë kanë thënë se ka rritje të numrit të vdekjeve dhe të lëndimeve.
Intensifikimi erdhi pas paralajmërimit të gjatë për pushtim të plotë të qytetit, që është shtëpi e qindra mijëra njerëzve.
E të hënën sekretari amerikan, Marco Rubio, siguroi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për mbështetje të palëkundur amerikane.
E në orët e mëngjesit të martën, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka shkruar në X se “Gaza po digjet” dhe ka kërcënuar se Izraeli “nuk do të tërhiqet prapa – deri në përfundimin e misionit”.
Izraeli u ka kërkuar rezidentëve të largohen nga zona jugore e Rripit të Gazës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se rreth 250 mijë palestinezë janë larguar, por mijëra të tjerë besohet të jenë në zonë.
Disa nuk kanë mundësi të largohen, ndërsa të tjerët nuk shohin siguri askund.
Në Izrael, familjet e pengjeve kanë protestuar para shtëpisë së kryeministrit gjatë natës duke thënë se besojnë që kjo strategji ushtarake e Izraelit po ua rrezikon më të dashurit e tyre. Besohet se 48 pengje janë ende në Gazë, e 20 prej tyre janë gjallë.
Përshkallëzimi në Gazë vjen pasi Netanyahu refuzoi të ndalë sulmet ndaj liderëve të Hamasit pavarësisht kritikave ndërkombëtare për sulmin në Katar.
Izraeli nisi luftën në Gazë një ditë pasi Hamasi më 7 tetor 2023 vrau 1200 njerëz me sulme në Izrael dhe mori 251 pengje. Nga hakmarrja e Izraelit janë vrarë më shumë se 64 mijë njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, të udhëhequr nga Hamasi.
Kriza e urisë tashmë është shpallur zyrtarisht për zonën, e Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një ofensivë e re do të thellonte edhe më shumë katastrofën.
Palestinezët përpiqen t'u shpëtojnë sulmeve izraelite në qytetin e Gazës
Mijëra familje po përpiqen të largohen nga Qyteti i Gazës, ndërsa ushtria izraelite ka konfirmuar se ka filluar operacione tokësore që janë pjesë e sulmit të saj në shkallë të gjerë që synon pushtimin e qytetit.
Lina al-Maghrebi, 32 vjeç, nënë e tre fëmijëve nga lagjja Sheikh Radë an e qytetit, i ka thë në BBC-së se kishte rezistuar të largohej nga shtëpia e saj, pavarësisht rrezikut, derisa mori një telefonatë nga një oficer izraelit që e urdhëroi të evakuohej.
"U detyrova të shisja bizhuteritë e mia për të mbuluar koston e zhvendosjes dhe një tendë”, ka thë në ajo. "Na u deshën 10 orë për të arritur në Khan Younis dhe paguam 735 funte për udhëtimin. Radha e makinave dhe kamionëve dukej e pafundme”, ka treguar ajo.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thë në se një "operacion i fuqishëm" ishte nisur në Qytetin e Gazës, të cilin ai e ka pë rshkruar si fortesën e fundit të madhe të Hamasit.
Ushtria izraelite e ka caktuar rrugën bregdetare al-Rashid si rrugën e vetme të lejuar që civilët ta përdorin për t'u evakuuar. Shumë prej tyre kanë përshkruar mbingarkesë të madhe, radhë të pafundme veturash dhe kamionësh, si dhe vonesa të gjata, teksa sulmet ajrore vazhdonin sipër kokës së palestineë ve që po iknin.
Operacioni i ri izraelit ë shtë dë nuar gjerë sisht nga liderë t ndë rkombë tar, përfshirë edhe nga shefja e të drejtave të njeriut e OKB-së dhe ministrja e Jashtme gjermane.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, e ka quajtur ofensivën "krejtësisht të pamatur dhe të tmerrshme", duke thënë se ajo "do të sillte vetëm më shumë gjakderdhje, do të vriste më shumë civilë të pafajshëm dhe do të rrezikonte pengjet e mbetura".
Por sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duket sikur ofroi mbështetje të heshtur për operacionin e Izraelit gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Netanyahun të hënën, duke thënë se SHBA-ja preferonte një fund të negociuar të luftës, por se "ndonjëherë kur ke të bësh me një grup të egër si Hamasi, kjo nuk është e mundur".
Ofensiva e shtuar e Izraelit vjen ndërsa një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara publikoi një raport të martën që thotë se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gazë . Izraeli e ka hedhur poshtë kategorikisht raportin.
Liderët botërorë i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë ofensivën e re në Gazë
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer i është  bashkuar një videothirrjeje me udhëheqësit e Katarit, Jordanisë, Egjiptit, Francës dhe Kanadasë të hënën, teksa Izraeli ka nisur ofensivën e re tokësore në  Gazë, të paralajmëruar javë më parë .
Gjatë telefonatës ata kanë  diskutuar për "sulmin e papranueshëm" të Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha javën e kaluar dhe kanë rënë dakord të "dyfishojnë përpjekjet e tyre" për t'i dhënë fund ciklit të dhunës në rajon”.
"Kryeministri duartrokiti rolin jetësor ndërmjetësues të Katarit", ka njoftuar Downing Street, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë këto përpjekje.
Udhëheqësit diskutuan "situatën e tmerrshme në Gazë" dhe janë pajtuar se Izraeli duhet të ndalojë ofensivën e tij tokësore dhe të lejojë menjëherë një rritje të ndihmës humanitare.
“Kjo është e vetmja mënyrë për të bërë përparim drejt një armëpushimi dhe për të siguruar lirimin e pengjeve", kanë  shtuar ata.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mblidhet më vonë këtë muaj, kur Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kanë thënë se do të njohin një shtet palestinez.
 
                     
                                                                                                                    