Policia izraelite ka thënë se është duke e trajtuar si “sulm terrorist” incidentin e së dielës, kur një kamion ishte përplasur me një stacion autobusi në veri të Tel Avivit.
Një person ka vdekur dhe 29 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmit.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, raporton BBC.
Nuk është e qartë nëse i dyshuari është ndaluar apo është vrarë, teksa është zbuluar se ai është me shtetas izraelit.
Tensionet janë rritur që nga shpërthimi i luftës në Gaza, pasi Izraeli ka kryer sulme të rregullta ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, që kanë lënë qindra të vdekur.
LEXO EDHE: