Futboll

Prishtina e Re forcohet me lojtarin që ka një ndeshje për Slloveninë

pr

Dejan Trajkovski është lojtari i ri i Prishtinës së Re. Mbrojtësi i krahut që ka një ndeshje të luajtur për Slloveninë, i bashkohet ekipit të Superligës si lojtar i lirë.

Futbollisti me përvojë së fundi në Lituani, derisa karrierë ka bërë edhe për disa klube tjera. Ndër të tjera ka luajtur për Twenten në Holandë.

“Me eksperiencën e tij në nivele të ndryshme të futbollit evropian, stabilitetin defensiv dhe qetësinë në lojë, Trajkovski pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin mbrojtës të skuadrës sonë”, shkruan në njoftimin e Prishtinës së Re.