Sulmet izraelite kanë lënë të vrarë të paktën 38 persona në Gazë gjatë natës, ndërsa presioni ndërkombëtar është ngritur për një armëpushim por lideri i Izraelit insiston në vazhdimin e luftës.
Sulmet në qendër dhe veri të Gazës kanë vrarë njerëz në shtëpitë e tyre në orët e hershme të së shtunës, përfshirë nëntë anëtarë të një familjeje në kampin e refugjatëve Nuseirat, raportoi AP.
Sulmet vijnë disa orë pasi Benjamin Netanyahu u tha liderëve botërore në Asamblenë e OKB-së se vendi i tij “duhej ta kryej punën” kundër Hamasit në Gazë.
Shtetet kanë lobuar te presidenti amerikan, Donald Trump, që t’i bëjë presion Izraelit për armëpushim. Trump ka thënë se beson se një marrëveshje për Gazën është afër.
Trumpi pritet të takohet me Netanyahun të hënën.