Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merz nis bisedimet me socialdemokratët për formimin e qeverisë në Gjermani

Friedrich Merz dhe Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Konservatorët gjermanë dhe socialdemokratët (SPD) kanë zhvilluar të martën bisedime për formimin e një koalicioni, teksa shpresat për të çuar përpara ekonominë më të madhe të Evropës janë rritur në perspektivën e një huamarrjeje prej gati trilion eurosh për të financuar shpenzimet ushtarake dhe ato të infrastrukturës.

Fituesi i zgjedhjeve, Friedrich Merz, dëshiron të krijojë një koalicion me SPD-në e kancelarit të mundur, Olaf Scholz, deri në Pashkë, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nevoja për më shumë shpenzime ushtarake për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Evropës është bërë urgjente që nga kthimi në pushtet i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili së fundmi ka vendosur të ndërprejë ndihmën ushtarake për Ukrainën pas një përplasjeje me presidentin e saj, Volodymyr Zelensky javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Burime me njohuri për këtë çështje i kanë thënë Reuters të dielën se palët po shqyrtojnë fonde speciale për mbrojtjen dhe infrastrukturën. Ata kanë thënë se ekonomistët u kishin propozuar atyre shuma prej 400 miliardë euro për ushtrinë gjermane të papajisur prej kohësh, dhe 500 miliardë për infrastrukturën e prishur. Këto shuma të kombinuara do të arrinin në 20% të PBB-së gjermane.

"Në përgjithësi, kjo do të thotë për Gjermaninë dhe Evropën që ne duhet të qëndrojmë më fort në anën e Ukrainës se më parë”, ka thënë Manuela Schëesig, një anëtare e lartë e SPD-së dhe kryeministre e shtetit të Mecklenburg-Vorpommern.

Përpara një samiti të posaçëm të Bashkimit Evropian për shpenzimet e mbrojtjes të enjten, Komisioni Evropian ka propozuar veçmas një huamarrje të re të përbashkët prej 150 miliardë eurosh për t'u dhënë hua qeverive të shteteve të BE-së për mbrojtje.