Botë

Mijëra marshues në mbështetje të Orbanit në Budapest

Mijëra marshues në mbështetje të Orbanit në Budapest

Foto: Associated Press

Mijëra hungarezë janë mbledhur rrugëve të Budapestit të enjten në mbështetje të liderit të tyre, kryeministri Viktor Orban.

Tubimi është quajtur "marshim paqeje" nga organizatorët. Marshuesit brohoritën slogane në mbështetje të Orbanit dhe mesazhin e tij se Hungaria është në rrezik të përfshihet drejtpërdrejt në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një marshues u dëgjua të thoshte: “Nuk duam të vdesim për Ukrainën”, raportoi AP. 

Një tjetër tha se Orbani është i vetmi politikan në Hungari i aftë që t’i mbrojë interesat e shtetit.

Orbani, i konsideruar si partneri më i afërt i presidentit rus, vazhdimisht është shprehur kundër mbështetjes së Perëndimit ndaj Ukrainës.

Pavarësisht qëndrimeve të shteteve të tjera të BE-së, Orbani ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Kremlinin dhe qëndrim më të ashpër ndaj Kievit.