Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit shtetëror të televizionit të Iranit, ka thënë se është sulmuar nga Izraeli.
Kjo vjen pas kërcënimeve të bëra më herët të hënën nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili ka thënë se transmetuesi shtetëror ishte "gati të zhdukej".
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se qëlluan transmetuesin iranian pasi po shfrytëzohej për qëllim ushtarake, ka raportuar BBC.
Ushtria ka shtuar se ndërtesa po përdorej nën maskën e aktivitetit civil dhe se sulmoi dëmtoi drejtpërdrejtë aftësitë ushtarake të ushtrisë së Iranit.
Televizioni shtetëror iranian tha se ka disa të lënduar në stafin e tij. E moderatorja Sahar Emami tha se ka parë trupa të pajetë të gazetarëve.
Më poshtë është një pamje nga momenti kur mbeturinat si pasojë e sulmit bien në studio gjatë transmetimit direkt.
BREAKING: Iran’s state TV says it is being attacked by Israel. pic.twitter.com/1wKC9BgWD5
— Clash Report (@clashreport) June 16, 2025
