Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja kritikon politikat bërthamore të Rusisë dhe të Kinës

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Aleanca Veriatlantike e NATO-s i ka kritikuar politikat ruse dhe ato kineze për armë bërthamore dhe u ka kërkuar të dy vendeve që të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara, gjatë një konferencë ndërkombëtare që pritet të mbahet së shpejti, për të krijuar stabilitet dhe transparencë më të madhe.

Nëpërmjet një deklarate, 32 vendet anëtare të NATO-s nënvizuan “angazhimin e tyre të fortë për zbatimin e plotë” të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, që është gur themeli i kontrollit global të armëve që nga hyrja e tij në fuqi në vitin 1970. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deklarata është bërë para konferencës që fillon javën e ardhshme në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, për të shqyrtuar funksionimin e traktatit, në një sfond të paqëndrueshmërisë gjeopolitike, duke përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe luftën SHBA-Izrael kundër Iranit. 

Në deklaratën e NATO-s thuhet, mes tjerash, se Rusia i ka shkelur angazhimet thelbësore të kontrollit të armëve dhe ka përdorur retorikë bërthamore kërcënuese në mënyrë të papërgjegjshme. 

Deklarata thekson po ashtu se Kina vazhdon ta zgjerojë dhe ta diversifikojë me shpejtësi arsenalin e vet bërthamor, pa transparencë. 

Anëtarët e NATO-s, nëpërmjet deklaratës kanë inkurajuar fuqimisht ndjekjen e Shteteve të Bashkuara për stabilitet strategjik shumëpalësh.