Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në SHBA kërkohet rivendosja e sanksioneve ndaj Dodikut

Milorad Dodik

Milorad Dodik

Foto: Associated Press

Një grup senatorësh dhe kongresistësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje presidentit, Donald Trump, që të rivendosë sanksione kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, shkaku i minimit të paqes dhe të sigurisë së Ballkanin Perëndimor.

Në një letër të publikuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan, ligjvënësit i kanë kërkuar Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessant dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që Dodiku të sanksionohet në përputhje me ligjin federal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nisma është iniciuar nga senatorët Jeanne Shaheen, Chuck Grassley, Roger Wicker, Dick Durbin, Thom Tillis dhe Elizabeth Arren, si dhe përfaqësuesit Mike Turner dhe Ann Wagner.

Ata kanë alarmuar se retorika separatiste e Dodikut, koordinimi i tij me aktorë të huaj dhe përpjekjet për ta minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit rrezikojnë ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo, sipas tyre, po ndodh në një moment kritik.

Ata i bënë thirrje administratës Trump që të zbatojë sanksionet e reja të miratuara në Aktin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026. Ata gjithashtu theksuan se vendimi i mëparshëm i administratës për t’i hequr sanksionet ndaj Dodikut e ka inkurajuar sjelljen e tij dhe e ka minuar besueshmërinë e SHBA-së në rajon. Krahas Dodikut, ata kanë kërkuar që sanksionet t’u kthehen edhe bashkëpunëtorëve të tij, shkaku i veprimet të vazhdueshme që e kërcënojnë integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.