Një person ka mbetur i vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, pas një sulmi rus me raketa në qytetin ukrainas të Poltavas, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
Raketa goditi një ndërtesë banimi dykatëshe dhe dëmtoi tri ndërtesa të tjera përreth saj, raporton “Associated Press”.
Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar gjithashtu se kanë rrëzuar të gjithë 20 dronët Shahed të lëshuar në Ukrainë.