Botë

Orban: S'kemi pse i frikësohemi Rusisë, jemi më të fortë

Viktor Orban

Foto: Associated Press

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është sfiduar nga një gazetar të enjten në Danimarkë, para samitit të liderëve të BE-së në Kopenhagë, duke u pyetur se kush përbën kërcënimin kryesor për Evropën.

Orban është përgjigjur duke thënë se kërcënimi i vërtetë është stagnimi i ekonomisë dhe humbja e konkurrueshmërisë.

Gazetari më pas e pyeti, a nuk mendon se është Rusia kërcënimi kryesor.

Por Orban befasoi me përgjigjen.

“Ne jemi më të fortë se Rusia. Bëni disa krahasime dhe bazoni mendimin tuaj në fakte. Ne kemi më shumë se 400 milionë njerëz, Rusia ka rreth 130. Shikoni PBB-në e Evropës që është e madhe. Rusia është e vogël në këtë aspekt. Ne shpenzojmë të gjithë së bashku, 27 vende, më shumë për shpenzime ushtarake sesa rusët. Atëherë pse kemi frikë? Ne jemi më të fortë se ata. Pyetja është nëse kemi lidership për t'u bashkuar dhe për të mbrojtur interesat tona së bashku. Kjo është ajo që duhet të bëjmë gjithsesi”, është shprehur kryeministri hungarez.

Orbani është i njohur për raportet e tij të mira me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, takimi i së enjtes në Danimarkë, i njohur si EPC (Komuniteti Politik Evropian) u propozua nga presidenti francez Emmanuel Macron, pas pushtimit të plotë të Ukrainës. 

Ai bashkon pothuajse çdo vend evropian, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve të BE-së dhe atyre jo-anëtare, veçanërisht në sigurinë dhe mbrojtjen.

Që nga mbledhja e tij e parë në tetor 2022, ka qenë e vështirë të përcaktohen rezultatet.

Samitet njëditore, me ftesa të dhëna për mbi 45 udhëheqës nga Islanda në Azerbajxhan, Finlanda në Portugali, nuk kanë për qëllim të marrin vendime. 

Disa diplomatë kanë vënë në dyshim vlerën e frekuencës së mbledhjeve dy herë në vit, të tjerë thonë se dobia qëndron në takimet dypalëshe joformale dhe takimet ad-hoc në anën tjetër.

Rusia ka mjaftueshëm guxim sa të eskalojë luftën, paralajmëron Zelensky

6 o. më parë / 2 tet 2025 11:28
Volodymyr Zelensky

Photo: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ndihet mjaftueshëm e guximshme sa ta eskalojë luftën. 

Duke folur në kuadër të takimit të Komitetit Politik Evropian të enjten në Danimarkë, Zelensky, ka paralajmëruar se "incidentet e fundit me dronë në të gjithë Evropën janë një shenjë e qartë se Rusia ende ndihet mjaftueshëm e guximshme për të përshkallëzuar këtë luftë" dhe dëshiron të "ndajë Evropën, të ndezë debate, të na pengojë të gjejmë terren të përbashkët".

"Nëse rusët guxojnë të lëshojnë dronë kundër Polonisë ose të shkelin hapësirën ajrore të vendeve të Evropës Veriore, kjo do të thotë se kjo mund të ndodhë kudo, në Evropën Perëndimore, në jug, dhe ne kemi nevojë për një përgjigje të shpejtë dhe efektive", është shprehur Zelensky.

Ai u ka kërkuar udhëheqësve të përshpejtojnë miratimin e paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe u kërkon atyre të "mbështesin thirrjen e presidentit Trump për të ndaluar blerjen e naftës ruse në Evropë".

Duke sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbanin e Hungarisë, ai ka shtuar, "se edhe djemtë nga Hungaria duhet ta dëgjojnë këtë", ndërsa është i bindur se "energjia nga SHBA-ja dhe partnerë të tjerë mund ta mbushin boshllëkun në tregun evropian".