Partitë e krahut të majtë të Danimarkës, përfshirë Social Demokratët e kryeministres Mette Frederiksen, po udhëheqin ndaj bllokut të krahut të djathtë, në zgjedhjet paralamentare të së martës.
Megjithatë, asnjëri grup nuk pritet të fitojë shumicën e vendeve, tregojnë dy exit polle të publikuara menjëherë pas përfundimit të votimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë sondazh nga transmetuesi DR dhe Epinion i dha bllokut të krahut të majtë 83 vende kundrejt 79 për të djathtën në asamblenë me 179 vende, ndërsa një sondazh i TV2 dhe Megafon parashikoi 86 vende për të majtën dhe 75 për të djathtën.
Kjo mund t’i japë partisë së qendrës "Të Moderuarit" të ministrit të Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen fuqinë për të vendosur se cili bllok do të formojë një qeveri, ose edhe t'ua lërë rolin e ndarësit të votave katër kandidatëve të zgjedhur nga Grenlanda dhe Ishujt Faroe.