Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se lufta në Ukrainë është shumë afër përfundimit dhe se ai beson se do të ketë një zgjidhje midis Rusisë dhe Ukrainës.

"Fundi i luftës në Ukrainë, mendoj vërtet se po afrohet shumë", u ka thënë Trumpi gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Kinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komentet e Trumpit vijnë pak ditë pas atyre të bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin, të shtunën, i cili kishte deklaruar se lufta në Ukrainë është gati të përfundojë. 

Ndërkohë Kremlini të martën e ka përsëritur qëndrimin e Putinit, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se Rusia nuk e ka ndërmend ta përfundojë luftën.