Pasgoditjet e vazhdueshme pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën po e vështirësojnë kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave të konfirmuar deri tash është të paktën 1,430 persona. Mbi 3 mijë kanë mbetur të lënduar e mbi 60 mijë janë raportuar të zhdukur.
Koordinatorja e ndihmave në Kryqin e Kuq, Loyce Pace, ka thënë se lëkundjet e shpeshta po rrezikojnë si ekipet e shpëtimit ashtu edhe banorët e zonave të prekura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë sa i vazhdueshëm ka qenë ky kërcënim. Ka pasur lëkundje pothuajse gjatë gjithë kohës dhe kjo është mjaft e frikshme”, ka rrëfyer ajo për CNN.
Sipas saj, ekipet e emergjencës duhet të tregojnë kujdes të madh gjatë hyrjes në ndërtesat e dëmtuara për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë për të mbijetuarit.
Pace paralajmëroi se edhe banorët duhet të jenë të kujdesshëm para se të rikthehen në shtëpitë e tyre, pasi shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime serioze dhe ekziston rreziku i shembjeve të tjera.