Botë

Pasiguri për situatën në Gazë – familjet izraelite presin trupat e pengjeve

Pasiguri për situatën në Gazë – familjet izraelite presin trupat e pengjeve

Foto: Associated Press

Një ditë pas lirimit të 20 pengjeve izraelite dhe qindra të burgosurve palestinezë, familje izraelite janë shprehur të nervozuar pasi vetëm katër prej 28 pengjeve të ndjera janë dorëzuar gjatë shkëmbimit në Gazë.

Marrëveshja e armëpushimit, e publikuar në mediat izraelite, duket se e pranon se Hamasi mund të mos i lokalizojë të gjitha mbetjet brenda afatit të përcaktuar.

Teksa pengjet e liruara izraelite po u nënshtrohen kontrolleve mjekësore, mediat në Izrael po raportojnë për torturat që ata kanë pësuar.

Të hënën Hamasi liroi 20 pengje izraelite. Ata u pritën me emocione nga të afërmit, që i pritnin prej më shumë se dy vjetësh.

Si pjesë e marrëveshjes për paqe, Hamasi ka qenë i detyruar t’i lirojë edhe trupat e 28 pengjeve deri në mesditën e së hënës. Deri tash janë kthyer vetëm katër.

Në këmbim të tyre, Izraeli liroi rreth 2000 të burgosur palestinezë. Edhe ata u pritën me turma të mëdha feste në Gazë dhe në Bregun Perëndimor.