Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se tani ekziston një mirëkuptim se plani i paqes i propozuar nga SHBA-ja mund të marrë në konsideratë “një numër elementësh që bazohen në vizionin ukrainas dhe janë kritikë për interesat kombëtare të Ukrainës”.
Ai ka shtuar se po vazhdon puna e mëtejshme për të siguruar që “të gjithë elementët janë vërtet efektivë në arritjen e qëllimit kryesor - për t'i dhënë fund më në fund gjakderdhjes dhe luftës”.
Deklarata e tij vjen ndërsa delegacioni ukrainas po takohet me delegacionet evropiane dhe amerikane në Gjenevë, gjë që Zelensky thotë se ka për qëllim “gjetjen e zgjidhjeve të realizueshme”.
-
Plani i plotë SHBA-Ukrainë për fundin e luftës
-
Zelensky ofron koncesione për paqen dhe vë topin në anën e Putinit
-
Zelensky thotë se propozimet e paqes mund t’i propozohen Rusisë brenda pak ditësh
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Zelensky planifikon ta shpallë më 24 shkurt planin për zgjedhje presidenciale