Botë

Putini e pranon: Shpenzimet e NATO-s tejkalojnë buxhetin e mbrojtjes së Moskës

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përshëndetur të mërkurën përpjekjet e homolgut të tij amerikan, Donald Trump, për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, duke mbështetur pretendimet e tij të përsëritura se konflikti nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte mbetur në Shtëpinë e Bardhë.

"Nëse Trumpi do të kishte qenë president, konflikti me të vërtetë mund të mos kishte shpërthyer", ka thënë Putin, raporton AP.

Putini ka shtuar se është i hapur për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por ka përsëritur pretendimin e tij se Zelensky ka humbur legjitimitetin e tij pasi siç ka thënë, mandati i tij ka skaduar vitin e kaluar - akuza të hedhura poshtë nga Ukraina dhe aleatët e saj.

Udhëheqësi rus gjithashtu i ka hedhur poshtë paralajmërimet perëndimore për planet e supozuara të Rusisë për të sulmuar vendet e NATO-s si "mashtrime", duke vënë në dukje se shpenzimet ushtarake të aleancës tejkalojnë shumë buxhetin e mbrojtjes së Moskës.

"Nëse vendet e NATO-s duan ta rrisin edhe më shumë buxhetin e tyre ushtarak, kjo është puna e tyre. Por kjo nuk do t'i sjellë dobi askujt. Sigurisht, do të ketë rreziqe shtesë. Por nuk është vendimi ynë, është vendimi i tyre. Unë besoj se është absolutisht irracionale dhe e pakuptimtë. Dhe sigurisht, nuk po vijnë kërcënime nga ne. Është e gjitha absurde”, ka deklaruar Putini.