Botë

Raportohet se Trumpi ka pauzuar takimin për ta telefonuar Putinin

Donald Trump

Foto: Associated Press

Sipas raportimeve nga mediat gjermane dhe amerikane, Trump ka ndërprerë takimin me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë për të telefonuar presidentin rus Vladimir Putin.

Më parë, Trump tha se do ta telefononte Putinin pas takimit dhe gjithashtu zbuloi se dyshja kishte komunikuar indirekt më herët sot, shkruan BBC.

Por disa media kanë raportuar se Trump kontaktoi presidentin rus ndërsa negociatat ishin ende në vazhdim në Shtëpinë e Bardhë, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për bisedimet.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi telefonatën e raportuar me Putinin.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trmp dhe Zelensky

Trump: Kam nisur përgatitjet për takimin trilateral

(E përditësuar 00:25) - Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka filluar përgatitjet...