Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohen në Letoni dy dronë rusë, dëmtojnë objektin e magazinimit të naftës

Letoni

Dy dronë kanë hyrë në Letoni, anëtare e NATO-s, nga territori rus, dhe janë rrëzuar, ka njoftuar ushtria letoneze të enjten në mëngjes.

Dronët ndoshta u nisën nga Ukraina kundër objektivave në Rusi, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, për transmetuesin kombëtar LSM.

Avionët ushtarakë të misionit shumëkombësh të policisë ajrore të NATO-s në Baltik janë thirrur në vendngjarje, ka shtuar ai. 

Sipas policisë, katër rezervuarë nafte të zbrazët janë dëmtuan në një objekt magazinimi në Rezekne, rreth 40 km nga kufiri rus, dhe mbetje të mundshme të një droni të rrëzuar u gjetën në vendngjarje, raporton Reuters.

Autoritetet letoneze kishin lëshuar alarme për dronë për banorët përgjatë kufirit rus në orën 4:09 të mëngjesit sipas kohës lokale, duke u kërkuar atyre të qëndronin brenda.

Të gjitha shkollat do të mbyllen në Rezekne të enjten, ka njoftuar bashkia. 

Edhe Estonia rrëzon një dron ukrainas, Ukraina akuzon Rusinë për “luftë elektronike” Botë 1 muaj më parë Estonia rrëzon një dron ukrainas, Ukraina akuzon Rusinë për “luftë elektronike”

Disa dronë ukrainas të humbur goditën Letoninë dhe fqinjët e saj në NATO, Estoninë dhe Lituaninë, në fund të marsit. Njëri u përplas në një oxhak në një termocentral lokal, ndërsa një tjetër u rrëzua në një liqen të ngrirë dhe shpërtheu.

Dronët ukrainas besohet se janë nisur për të goditur objektiva ushtarake në Rusi.

Të tre vendet baltike nuk kanë lejuar kurrë që territoret dhe hapësira e tyre ajrore të përdoren për sulme me dronë kundër objektivave në Rusi.