Një pjesëtar i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmeve fillestare të regjimit iranian në Lindjen e Mesme.
Lajmi u bë i ditur nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, ushtari ishte plagosur rëndë në vendngjarje gjatë një sulmi ndaj trupave amerikane në Mbretërinë e Arabisë Saudite më 1 mars. Ai vdiq në mbrëmjen e së shtunës si pasojë e plagëve të marra.
“Ky është pjesëtari i shtatë i ushtrisë amerikane që humb jetën në kuadër të operacionit ushtarak 'Epic Furry'”, thuhet në njoftim.
Nga CENTCOM-i u bë e ditur se operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë, ndërsa identiteti i ushtarakut të rënë nuk do të bëhet publik deri 24 orë pasi të jenë njoftuar familjarët e tij.