Sekretari amerikan i Shtetit , Marco Rubio, ka bërë thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas sulmeve ushtarake të së shtunës.
Rubio ka thënë se SHBA-ja është "e përgatitur të flasë me ta nesër".
Diplomati më i lartë amerikan ka përsëritur se Irani mund të ketë një program bërthamor civil, por jo pasurim të uraniumit, raporton CNN.
"Regjimi iranian duhet të zgjohet dhe të thotë: 'Në rregull, nëse duam vërtet energji bërthamore në vendin tonë, ka një mënyrë për ta bërë këtë'. Kjo ofertë është ende. Ne jemi të përgatitur të flasim me ta nesër dhe të fillojmë të punojmë për këtë”, ka thënë Rubio në Fox Neës.
"Steve Wtkoff ka udhëtuar shumë nëpër botë duke u përpjekur të arrijë atë marrëveshje me ta, por ata luajnë shumë lojëra. Ata luajnë shumë lojëra”, ka shtuar Rubio.
Rubio ka argumentuar se Irani "është përpjekur të luante" në negociata, kështu që "presidenti duhej të ndërmerrte veprime si përgjigje".
Rubio ka thënë se Irani ka “një vendim shumë të thjeshtë” për të marrë.
“Nëse ajo që duan janë reaktorë bërthamorë në mënyrë që të kenë energji elektrike, ka kaq shumë në kaq shumë vende të tjera në botë që e bëjnë këtë dhe nuk kanë nevojë të pasurojnë uraniumin e tyre, ata mund ta bëjnë këtë”, është shprehur ai.
Irani e ka hedhur poshtë idenë e mospasjes së mundësisë për të pasuruar uranium.
