Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rubio: Operacioni ushtarak i nisur në shkurt kundër Iranit ka përfunduar

rubio

Foto: Associated Press

Operacioni ushtarak i nisur në shkurt kundër Iranit ka përfunduar, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke lënë të kuptohet se tani prioriteti amerikan është rihapja e Ngushticës së Hormuzit.

“Operacioni ka përfunduar. ‘Epic Fury’, ashtu siç e ka njoftuar presidenti Kongresit, i kemi dhënë fund asaj faze. Tani jemi në ‘Projektin Liria’”, ka thënë Rubio referuar iniciativës së presidentit Donald Trump për hapjes e ngushticës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rubio e ka quajtur veprimin ushtarak në Iran gjatë armëpushimit një “operacion mbrojtës”, ndërsa bllokada detare vazhdon dhe SHBA-ja ka thënë të hënën se ka qëlluar disa anije iraniane, raportoi CNN. 

Ai ka theksuar se anijet iraniane fillimisht kanë qëlluar mbi ato amerikane.

“Ky nuk është operacion ofensiv. Ky është një operacion mbrojtës. Çfarë nënkupton kjo është shumë e thjeshtë: Nuk ka të shtëna nëse nuk sulmohemi më parë”, ka thënë ai para mediave.

Rubio ka mbrojtur përpjekjet e SHBA-së që t’i bëjë presion ekonomik Iranit përmes sanksioneve dhe bllokadës detare, duke argumentuar se masat janë të domosdoshme për ta mbrojtur tregtinë botërore.

Ai e përkufizoi situatën si shqetësim humanitar dhe ekonomik që po ndikon shtetet përtej zonës së konfliktit, dhe shtoi se shumë shtete i kanë bërë thirrje Washingtonit për të vepruar që të rikthehet qasja detare në rajon.

“Shumë vende, privatisht dhe publikisht disa, i kanë kërkuar SHBA-së që t’i ndihmojë në lirimin e anijeve të tyre dhe rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, ka thënë ai.

Rubio ka deklaruar tutje se “regjimi iranian nuk mund të lejohet të diktojë se kush e përdor rrugën jetësore detare”.

Kontrolli i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit nuk duhet të normalizohet, ka deklaruar Rubio.

“Preferenca jonë është që këto rrugë ujore të hapen në mënyrën si duhet të jenë të hapura, sikur ishin më parë”.

I pyetur për programin bërthamor të Iranit, Rubio ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet përmes bisedimeve.

Rubio ka thënë se marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Libanit mund të arrihet, por se procesi nuk do të jetë i lehtë.