Rusia e ka akuzuar Ukrainën të premten për kryerjen e një sulmi me raketa në një supermarket në qytetin e kontrolluar nga Rusia në Donetsk të Ukrainës lindore.
Raportohet se sulmi vrau dy civilë dhe plagosi dy të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi hetuesit rusë të kenë thënë se një raketë HIMARS, me të cilat SHBA-ja e furnizoi Ukrainën, duket se është përdorur në sulm.
Pamjet e kamerave të postuara nga një ngasës aty pranë duket se tregojnë momentin kur supermarketi - i quajtur Moloko, u godit.
Denis Pushilin, një zyrtar i lartë i mbështetur nga Rusia, akuzoi ushtrinë ukrainase se gjuajti HIMARS në zonë gjatë orëve të mëngjesit, raporton Reuters.
Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se ndërtesa të tjera dhe rreth 15 makina janë dëmtuar nga i njëjti sulm.
Pushilin ka theksuar në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Telegram se një ndërtesë apartamentesh në qytetin Svitlodarsk në rajonin e Donetskut ishte goditur gjithashtu nga forcat ukrainase, duke vrarë një grua dhe duke plagosur katër persona të tjerë.