Të paktën shtatë persona u vranë nga një breshëri sulmesh me dronë dhe raketa nga Rusia në qytetin verilindor të Kharkivit, thanë zyrtarët ukrainas, shkruan Reuters.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia nisi 480 dronë dhe 29 raketa që synonin sektorin e energjisë dhe infrastrukturën hekurudhore në të gjithë vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Duhet të ketë një përgjigje nga partnerët ndaj këtyre sulmeve të egra kundër jetës", tha Zelensky.
"Rusia nuk i ka braktisur përpjekjet e saj për të shkatërruar infrastrukturën banesore dhe kritike të Ukrainës, dhe për këtë arsye mbështetja duhet të vazhdojë", theksoi Zelensky, duke u bërë thirrje partnerëve të vazhdojnë mbrojtjen ajrore dhe furnizimet me armë.
Oleh Syniehubov, guvernatori rajonal i Kharkivit, tha se shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë pasi një raketë balistike ruse u përplas në një ndërtesë banimi pesëkatëshe.
Punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vendngjarje, duke pastruar rrënojat, tha ai.
Në Kharkiv, shtatë pallate banimi, ndërtesa tregtare dhe administrative, linja shpërndarjeje të energjisë elektrike dhe makina u dëmtuan nga sulmet ruse, shtoi Syniehubov.
Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia sulmoi katër stacione hekurudhore dhe infrastrukturë tjetër hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe infrastrukturën portuale në rajonin jugor të Odesës, duke i vënë flakën kontejnerëve me vaj perimesh si dhe dëmtoi një depo gruri.