Rusia ka nisur sulme me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytete të tjera gjatë natës, duke vrarë 13 persona, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, duke plagosur disa dhjetëra të tjerë dhe duke dëmtuar rëndë ndërtesat, kanë thënë zyrtarët të enjten.
Në Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko ka thënë se katër persona, përfshirë fëmijën, kishin vdekur.
Shtatë persona janë vrarë në Odesa dhe në qytetin juglindor të Dnipros, ku sulmet ruse u vunë flakën ndërtesave banesore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlitschko ka shtuar se 45 banorë të qytetit janë plagosur. Qyteti u sulmua një tjetër herë herët të enjten, ka thënë ai, duke shtuar se një dron, duke fluturuar shumë ulët, është përplasur në një ndërtesë 18-katëshe.
Shërbimet e emergjencës së Ukrainës e çuan numrin e të vdekurve në Kiev në pesë.
Klitschko ka thënë se ekipet e shpëtimit kishin shpëtuar një nënë dhe një fëmijë nga një ndërtesë në një lagje qendrore ku kati përdhes ishte dëmtuar rëndë. Ai ka thënë gjithashtu se mbeturinat e raketave kishin goditur katin e gjashtë të një pallati në lagjen qendrore të Podil.
Klitschko ka njoftuar po ashtu se një zjarr i madh kishte shpërthyer në një ndërtesë në një lagje në veri të kryeqytetit dhe katër punonjës të urgjencës mjekësore janë plagosur, ndërsa mbeturinat kishin rënë në disa vende.
Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë ngecur, pas fillimit të luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt.