Moska zyrtare ka mohuar çdo akuzë se kishte ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Rumanisë, duke i quajtur të pabaza akuzat.
“Ne nuk e kemi zakon të ndërhyjmë në zgjedhjet në vende të tjera, as në Rumani, dhe as nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë tani”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata e lartë e Rumanisë urdhëroi të enjten një rinumërim të votave në raundin e parë të zgjedhjeve dhe organi më i lartë i sigurisë i vendit paralajmëroi se Rumania ishte një objektiv kryesor për veprimet armiqësore nga Rusia pas një rezultati tronditës në fletëvotim, raporton Reuters.
Fitues ka dalë politikani i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, i cili ka qenë kritik ndaj NATO-s dhe ka theksuar se Rumania nuk duhet ta sfidojë Rusinë. Ai do të përballet me kandidaten e qendrës Elena Lasconi në balotazhin e 8 dhjetorit.
Peskov u tha gazetarëve se akuzat kundër Moskës ishin pjesë e një tendence në Perëndim ku “nëse ndodh diçka, para së gjithash Rusia duhet të fajësohet”.