Botë

Rusia paralajmëron shtimin e sulmeve ndaj depove të armëve në Ukrainë

Lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë

Foto: Associated Press

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se Moska do t’i shtojë sulmet ndaj qendrave logjistike të Ukrainës dhe depove të magazinimit të armëve perëndimore në Ukrainë.

“Në proporcion me kërcënimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë përbërjen dhe strukturën e Forcave të Armatosura dhe të rrisim prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake më të njohura”, ka thënë Shoigu, raporton AP.

Deklarata e Shoigu erdhi disa ditë pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së të një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Kievin, që e vendosi atë një hap më pranë marrjes së një fuqie të re ushtarake.

Të martën, Britania premtoi gjithashtu 620 milionë dollarë në furnizime të reja ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë 400 automjete, 60 anije, 1600 municione dhe 4 milionë fishekë.