Mbrojtja ajrore e Ukrainës është dashur të përballet me pesë orë sulme ajrore ruse në kryeqendër Kiev, kanë njoftuar autoritetet të enjten, ndërsa raketat dhe dronët rusë sërish kanë shënjestruar rrjetin energjetik të Ukrainës, raporton agjencia “AP”.
Në sulmin e të enjtes u plagosën të paktën dy persona, kanë njoftuar Shërbimet e Emergjencës të Ukrainës. Një çerdhe, një tub gazi dhe rreth 20 vetura u dëmtuan, sipas Administratës Ushtarake të Kievit.
Sulmet me rreze të gjata kanë qenë shenjë dalluese e fushatës ushtarake ruse në Ukrainë, e cila tash është futur në vitin e tretë, ndërsa shpesh janë goditur zonat civile.
Sulmet në rrjetin energjetik kanë dëmtuar rreth 70 për qind të kapaciteteve të prodhimit të energjisë në Ukrainë, sipas Kombeve të Bashkuara, duke sjellë krizë energjetike ndërsa dimri po afrohet.
Sistemet e mbrojtjes ajrore janë nevojë jetike për Ukrainën dhe presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky do të takohet të enjten në Washington me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në tentim për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të SHBA-së.
-
Rusia godet Kievin me sulme masive në kohë negociatash
-
Rusia kreu sulm masiv me dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev