Moska ka nisur një seri të re sulmesh mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës të premten, duke hedhur 99 dronë dhe raketa në rajonet e ndryshme të vendit, kanë bërë të ditur forcat e armatosura ukrainase.
Paralajmërimet për sulm ajror shpërthyen në të gjithë vendin, me 10 rajone të Ukrainës që u vunë nën zjarr, ka bërë të ditur ministri i brendshëm i vendit, Ihor Klymenko, raportoi AP.
Rusia ka eskaluar sulmet e saj mbi Ukrainën ditëve të fundit, duke goditur me një sërë raketash edhe Kievin, dhe infrastrukturën energjetike, si kundërpërgjigje ndaj një serie sulmesh të forcave ukrainase në drejtim të qyteteve ruse afër kufirit me Ukrainën.
Shkëputjet e energjisë kanë prekur qytetin lindor të Ukrainës, ku 700,000 njerëz kanë mbetur pa rrymë, pasi termocentrali i qytetit ishte goditur nga dronët dhe raketat në një sulm të 22 marsit.
Në dimrin e vitit 2022-2023, Rusia shënjestroi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta.
Shumë në Ukrainë dhe Perëndim prisnin që Rusia mund ta përsëriste atë strategji këtë dimër, por aji në vend të kësaj fillimisht i fokusoi sulmet e saj në industritë e mbrojtjes të Ukrainës.