Botë

Sekretari i Shëndetësisë në SHBA shkarkon anëtarët e Komitetit këshillues për vaksina

Robert F.Kennedy Jr

Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, e ka shkarkuar të hënën secilin anëtar të një komiteti shkencor që këshillon Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mbi mënyra e përdorimit të vaksinave, duke premtuar se do t’i zëvendësojë ato me vaksinat e zgjedhura nga vetë ai.

Siç ka raportuar AP-ja, Komiteti Këshillues për Praktikat e Imunizimit (ACIP), i përbërë nga 17 anëtarë, ka qenë në gjendje pasigurie prej marrjes së detyrës nga Kennedy. Takimi i parë për sivjet u shty pas Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore e anuloi papritmas mbledhjen që do të mbahej në shkurt.

Kennedy, njëri prej aktivistëve kryesorë kundër vaksinimit para se të bëhej zyrtari më i lartë i shëndetësisë, kohëve të fundit ndërmori hapa të pazakontë të ndryshimit së rekomandimeve për COVID-19, pa e konsultuar Komitetin.

Në një artikull të botuar në Wall Street Journal, Kennedy ka thënë se anëtarët e Komitetit kishin “shumë konflikte të interesit”.