Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Kinës bisedime mbi tarifat 145% të presidentit amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të enjten një media e afërt me median shtetërore kineze.
Kjo potencialisht sinjalizon gatishmërinë e Pekinit për negociata, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
“SHBA-ja në mënyrë aktive ka kontaktuar Kinën përmes disa kanaleve, me shpresën për të zhvilluar bisedime mbi çështjen e tarifave”, ka deklaruar Yuyuan Tantian përmes një postimi të publikuar në rrjetin social kinez Weibo, duke cituar burimeve anonime.
Pekini ka bërë pak përpjekje për të përmbajtur zemërimin e tij ndaj tarifave, të cilat sipas tij janë të barasvlershme me bullizim dhe nuk mund ta ndalojnë rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Në vend të saj, e ka drejtuar tërbimin e tij drejt mbledhjes së dënimit publik dhe global të kufizimeve të importit - duke mos u treguar i interesuar për lehtësim.
Megjithatë, krahas shfrytëzimit të makinës së saj të propagandës për t'iu kundërpërgjigjur detyrimeve, Kina në mënyrë të heshtur ka krijuar një listë të produkteve të prodhuara në SHBA që do t’i largojë nga tarifat e saj reciproke prej 125% - duke përfshirë disa produkte farmaceutike, mikroçipa dhe motorë të aeroplanëve, për ta lehtësuar ndikimin e tarifave.