Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar përfundimin e projekteve kryesore rrugore në Kosovë brenda një mandati qeverisës, duke i cilësuar ato si projekte kombëtare zhvillimi.
Abdixhiku ka thënë se, për më pak se një mandat, rrugët kryesore të vendit duhet dhe do të përfundojnë, duke theksuar se ekipet e LDK-së do të jenë në terren ditë e natë për ta bërë realitet lidhjen kombëtare mes qyteteve të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë kuadër, ai përmendi përfundimin e unazës së kryeqytetit, autostradës së Anamoravës, si dhe magjistraleve që lidhin Podujevën, Mitrovicën, Pejën dhe Gjakovën, të cilat, sipas tij, duhet të trajtohen si projekte strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Rrugët janë ekonomi, janë lëvizje, janë vende pune dhe jetë më e lehtë për qytetarët tanë”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se Kosova ka nevojë për punë konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm.