SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje historike, e cila sipas raportimeve do t'i lejojë mbretërisë së Gjirit të zhvillojë një program civil të energjisë bërthamore.
Marrëveshja përshkruhet si një "marrëveshje për bashkëpunim paqësor në fushën bërthamore", e cila do t'u ofrojë "qasje të madhe kompanive amerikane në programin bërthamor energjetik të Arabisë Saudite", sipas Departamentit amerikan të Energjisë.
Teksti i marrëveshjes nuk është bërë publik, por mediat amerikane kanë raportuar se ajo mund t'i lejojë Arabisë Saudite që në të ardhmen të pasurojë uranium, i cili mund të përdoret si lëndë djegëse për centralet bërthamore, por edhe për prodhimin e armëve bërthamore.
Ekspertët thonë se kjo do të ishte hera e parë që SHBA-ja lejon një gjë të tillë dhe se mund të rrisë rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.
Departamenti amerikan i Energjisë ka bërë të ditur se, krahas marrëveshjes së bashkëpunimit, është nënshkruar edhe një "marrëveshje dypalëshe për garancitë mbrojtëse".
Edhe
Trumpi autorizon marrëveshjen që i lejon Arabisë Saudite të pasurojë uranium
"Së bashku, këto dy marrëveshje krijojnë bazën ligjore për një partneritet shumëmiliardë dollarësh që do të zgjasë për dekada dhe që avancon disa objektiva prioritare ekonomike dhe strategjike, përfshirë edhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore”, thuhet në deklaratë.
Edhe qeveria saudite ka publikuar një deklaratë, duke theksuar se marrëveshja "përfaqëson një zgjerim të bashkëpunimit ekzistues mes dy vendeve në sektorin e energjisë", dhe ka vërë në dukje se ajo vjen pas vizitës së udhëheqësit saudit në Uashington në nëntorin e kaluar.
Njoftimi vjen në një kohë kur luftimet mes SHBA-së dhe Iranit po intensifikohen. Arabia Saudite, një aleate e kahershme e SHBA-së, strehon disa baza ushtarake amerikane, të cilat kanë qenë objektiv i sulmeve iraniane. Ai vjen gjithashtu dy ditë pasi aleatët e Iranit në Jemen, rebelët Houthi, kanë shpallur një "bllokadë detare" ndaj mbretërisë.
Detaje konkrete mbi marrëveshjen bërthamore nuk janë bërë publike, por raportime të mëparshme në media sugjeronin se, pas kryerjes së një studimi të përbashkët me SHBA-në, Arabisë Saudite mund t'i lejohet të pasurojë uranium në territorin e saj për të prodhuar karburant bërthamor në një impiant pasurimi të ndërtuar nga SHBA-ja, në vend që të mbështetet te importi i karburantit.
Edhe
AP: Trumpi miraton marrëveshjen bërthamore që mund t'i lejojë Arabisë Saudite të pasurojë uranium
Kjo mund t'i sjellë përfitime me vlerë miliarda dollarë SHBA-së, pasi kompanitë amerikane mund të përfshihen në ndërtimin e një impianti për prodhimin e uraniumit të pasuruar, i cili mund të përdoret si lëndë djegëse për centralet bërthamore, por edhe për prodhimin e bombave bërthamore.
"Jini të sigurt se këto marrëveshje respektojnë standardet më të larta të sigurisë bërthamore dhe të mos-përhapjes së armëve bërthamore, duke u mbështetur në teknologjinë dhe shkencëtarët më të mirë bërthamorë në botë, të zhvilluar pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar sekretari amerikan i Energjisë, Chris Ëright.