Dy zyrtarë rajonalë kanë thënë të martën se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë sinjalizuar se do të zhvillojnë një rund të ri bisedimesh për armëpushimin në Islamabad.
Sipas tyre, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga as Uashingtoni dhe as Teherani për kohën e saktë të bisedimeve, ndërsa televizioni shtetëror iranian ka mohuar se ndonjë zyrtar ndodhet tashmë në kryeqytetin e Pakistanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërmjetësuesit nga Pakistani kanë marrë konfirmim se negociatorët kryesorë, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, do të mbërrijnë në Islamabad të mërkurën në mëngjes për të udhëhequr delegacionet e tyre në bisedime, kanë thënë zyrtarët për agjencinë.
Ata kanë folur në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të prononcoheshin për media.
Ndërkohë, armëpushimi dyjavor pritet të skadojë të mërkurën.