Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë liruar nënshtetasin rus Alexander Vinnik, që njihet ndryshe si “mbreti i krimit kibernetik”, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet dy vendeve, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters” të mërkurën.
Njoftimi për Vinnik vjen menjëherë pas lirimit të djeshëm të mësuesit dhe ish-diplomatit amerikan Marc Fogel, i cili ishte arrestuar në një aeroport rus në vitin 2021, për posedim të jashtëligjshëm të kanabisit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVinnik kishte operuar në platformën BTC-e, që është njëra nga platformat më të mëdha në tregun e kriptovalutave. Ai u arrestua në vitin 2017 dhe u dënua në Washington, nën akuzat për shpëlarje të 4 miliardë dollarëve përmes këmbimeve të kriptovalutave.
Ai ishte shpallur fajtor për akuzat e apostrofuara dhe ishte dënuar me 20 vjet burgim.