Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) lidhur me programin bërthamor të Iranit, ka raportuar SkyNews. Megjithatë kjo media ka raportuar tutje se kjo është kundërshtuar pjesërisht nga shefi i Agjencisë.
Shefi i IAEA, Rafael Mariano Grossi, ka thënë se derisa nuk ka pasur prova se Irani po ndërtonte një bombë bërthamore po ashtu ekipit të tij nuk i është dhënë qasje në programin bërthamor, e kjo sipas tij ka qenë shqetësim serioz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam qenë shumë i qartë dhe konsistent në raportet e mia mbi programin bërthamor të Iranit: ndërsa nuk ka pasur prova se Irani po ndërton një bombë bërthamore, rezervat e tij të mëdha të uraniumit të pasuruar pothuajse të nivelit të armëve dhe refuzimi për t'u dhënë inspektorëve të mi qasje të plotë janë shkak për shqetësim serioz. Për këto arsye, raportet e mia të mëparshme tregojnë se nëse dhe derisa Irani të ndihmojë IAEA-në në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura të mbrojtjes, agjencia nuk do të jetë në gjendje të ofrojë siguri se programi bërthamor i Iranit është ekskluzivisht paqësor”, ka shkruar ai.
I have been very clear and consistent in my reports on Iran’s nuclear programme: while there has been no evidence of Iran building a nuclear bomb, its large stockpile of near-weapons grade enriched uranium and refusal to grant my inspectors full access are cause for serious…
— Rafael Mariano Grossi (@rafaelmgrossi) March 3, 2026
Ndërkohë, SkyNews ka përfshirë raportimin e një prej gazetarëve të medias i cili ka përcjellë deklaratën e Grossit.
“Irani mund të ketë qenë ditë apo javë larg nga një armë nëse ata do të përpiqeshin për këtë. Dhe ata kishin të gjithë kapacitetin për ta përmbushur këtë”, ka cituar gazetari Mark Stone – Grossin.
Senior WH official speaking to us in DC says:
— Mark Stone (@Stone_SkyNews) March 3, 2026
“THEY [IRAN] BASICALLY COULD HAVE BEEN DAYS OR WEEKS AWAY FROM A WEAPON IF THEY WOULD HAVE PUT THE EFFORT INTO IT. AND THEY HAD ALL THE CAPABILITY TO ACCOMPLISH THAT"
WH says that view aligns with the IAEA boss.
He just said this 👇 https://t.co/XB8eLdJE2U