Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka përmirësuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi, rreth ndihmës së Britanisë ndaj Ukrainës duke thënë se ndihma e dhënë ishte dhuratë e Britanisë për Ukrainën gjatë luftës.
I pyetur rreth takimit të ardhshëm me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, Trumpi ka deklaruar se marrëdhënia e tyre është pak “testuese” sepse “ne donim të kishim pak prej asaj që vendet evropiane kishin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E dini, ata i marrin prapë paratë e tyre duke dhënë para, ne nuk i marrim paratë e tona prapë”, ka deklaruar Trumpi rreth ndihmës për Ukrainën.
Pastaj Starmer ka përmirësuar Trumpin duke thënë se “ne nuk do t’i marrim tonat, një pjesë e madhe ishte dhuruar, ishte dhuruar, ka pasur disa borxhe, por më shumë ishte dhuratë, faktikisht”.
Momenti ishte pak a shumë i ngjashëm me atë që ndodhi më herët gjatë javës gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili ka përmirësuar deklarimet e Trumpit rreth natyrës së ndihmës së Evropës për Ukrainën.