Parlamenti i Suedisë ka votuar për të ashpërsuar masat kundër të drejtave të emigrantëve, duke miratuar ligje që u lejojnë autoriteteve të heqin lejet e qëndrimit, bazuar në një kriter të paqartë të “sjelljes së mirë”, dhe duke detyruar shumicën e punonjësve të sektorit publik të raportojnë personat që dyshohen se qëndrojnë në vend pa dokumente.
Legjislacioni i ri vjen përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, të cilat përballin qeverinë e qendrës së djathtë, e cila aktualisht mbështetet në votat e partisë së ekstremit të djathtë “Demokratët e Suedisë”, me të djathtën radikale që synon ta bëjë Suedinë një nga vendet më armiqësore në Evropë për personat që nuk janë evropianë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën vonë, deputetët kanë votuar për të miratuar të ashtuquajturin ligj për “sjelljen e mirë”, i cili do të zbatohet për aplikantët e ardhshëm dhe aktualë për leje qëndrimi, por edhe në mënyrë retroaktive për shumë banorë që tashmë jetojnë në vend.
“Kushdo që nuk përpiqet të bëjë gjënë e duhur nuk duhet të llogarisë se mund të qëndrojë këtu”, kishte deklaruar në mars ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, kur propozoi projektligjin.
Megjithëse ligji nuk përcakton saktësisht se cilat sjellje konsiderohen të papranueshme, qeveria ka përmendur më parë shembuj si borxhet e papaguara, mospagesa e taksave, aktiviteti kriminal dhe lidhjet me organizata ekstremiste.
Përgjegjësia për rishikimin e lejeve të qëndrimit do t’i takojë Agjencisë Suedeze të Migracionit, ndërsa vendimet e saj mund të apelohen.
Ligji është kritikuar ashpër nga opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë cilësuar kriterin si arbitrar.
Amnesty International ka paralajmëruar se kjo mund të çojë në refuzimin ose heqjen e lejeve të qëndrimit për sjellje që nuk janë as të paligjshme dhe as të dënueshme për qytetarët suedezë.
Organizata suedeze “Civil Rights Defenders” ka deklaruar se ligji “minon shtetin e së drejtës” dhe krijon pasiguri për emigrantët, të cilët nuk do të dinë se cilat veprime ose deklarata mund të përdoren kundër tyre.
Parlamenti suedez ka votuar gjithashtu me një diferencë shumë të ngushtë për të miratuar të ashtuquajturin “ligj i kallëzimit”, i cili do të detyrojë shumë punonjës të sektorit publik të raportojnë personat që dyshojnë se janë pa dokumente të rregullta qëndrimi.
Ligji është miratuar me 174 vota pro dhe 172 kundër.
Kundërshtarët e tij kanë paralajmëruar prej kohësh se ai do të ndikojë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të emigrantëve, si dhe do të rrisë ndjeshëm rrezikun e profilizimit racor.