Rusia ka zhvilluar një sulm masiv me dronë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të premten vonë, duke goditur një ndërtesë shumëkatëshe, duke nxitur zjarre dhe duke lënduar 46 persona, ka raportuar “The Guardian”.
Sulmet janë raportuar në 12 vende në katër lagje të qendrës së qytetit, sipas raportimit të kryetarit të qytetit, Ihor Terekhov, në Telegram. Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky denoncoi sulmet, duke thënë se është sulmuar me shumë dronë dhe ka bërë apel për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
“Nuk ka caqe ushtarake, as nuk mund të ketë. Rusia sulmon kur ukrainasit janë në shtëpitë e tyre, kur ata i vendosin fëmijët e tyre në gjumë”, ka shkruar Zelensky në Telegram.
Terekhov tha se po ashtu edhe një shtëpi është sulmuar 30 kilometra në verilindje të vendit dhe një fëmijë 11-vjeçar ishte në mesin e të lënduarve. Numri i të lënduarve mund të rritet, sipas guvernatorit rajonal Oleh Syniehubov.