Me fitore të thellë 5:0 në udhëtim te Real Betisi të enjten mbrëma, Atletico Madridi ka kompletuar skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit.
Atletico i është bashkuar Barcelonës, Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit në rrethin tjetër të garës.
David Hancko, Giuliano Simeone, Ademola Lookman, Antoine Griezmann dhe Thiago Almada, i shënuan golat e fitores për mysafirët.
Çiftet e gjysmëfinaleve do të mësohet përmes shortit që tërhiqet të premten.